logo
Vëllai i dërgon Meritonit mesazhin emocionues, ja çfarë thotë për Ilnisën

Vëllai i dërgon Meritonit mesazhin emocionues, ja çfarë thotë për Ilnisën

22 Prill, 2024
21:56

Pasditja e sotme ka qenë tepër emocionuese për banorët e ‘BBV3’. Ata kanë marrë mesazhe nga personat e tyre të zemrës nëpërmjet ‘Big Love’, që Vëllai i Madh e solli sërish dhe në këtë edicion të formatit.

Meritoni ka marrë një mesazh emocionues prej vëllait të tij, Rinorit, e teksa ky i fundit ka përmendur Ilnisën në mesazh duke u shprehur se ajo është shumë mirë, Meritoni nuk mundi ti mbante dot më lotët.

“Jeta ime, ti je personifikimi i ‘BBV3’. Na ke bërë të mos flemë për 100 ditë. Zgjohemi me ty, flemë me ty, ti je sinonimi i durimit dhe durimi është vlera e shtuar për çdo njeri. Vazhdo fortë jemi të gjithë me ty, po presim që ti të jesh fitues. Si gjithmonë ke treguar që je fitues në çdo gjë që ti ke bërë. Të gjithë janë mirë, mami, babi, daja, Ilnisa, je vëllai më i mirë në botë…”– shkruan Rinori.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Pas përplasjeve të ashpra në BBV, Sara Gjordeni i del në mbrojtje Heidit: Bëj durim!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com