logo
Rast prostitucioni në Durrës, procedohen penalisht 4 persona!

Rast prostitucioni në Durrës, procedohen penalisht 4 persona!

6 Maj, 2024
12:58

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht katër persona në Durrës, pasi akuzohen për implikim në rast prostitucioni. “Të implikuar në një rast prostitucioni, që kryhej në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4, procedohen penalisht katër shtetas (shqiptarë dhe të huaj). Sekuestrohen tre pasaporta, pesë celularë dhe shuma parash të valutave të ndryshme të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale . Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasin R.G., 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe për shtetasit N.B., 56 vjeç, T.S., 28 vjeçe dhe A.P., 36 vjeçe (me shtetësi amerikane dhe bjelloruse). Të 4 shtetasit u kapën në ambientet e një pallati në lagjen nr. 4, teksa shfrytëzonin për prostitucion ose ushtronin këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Deklarata e bujshme/ Menaxheri i Xhensilës nxjerr zbuluar Robertin (Video)
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com