logo
Pas përplasjeve të ashpra në BBV, Sara Gjordeni i del në mbrojtje Heidit: Bëj durim!

Pas përplasjeve të ashpra në BBV, Sara Gjordeni i del në mbrojtje Heidit: Bëj durim!

22 Prill, 2024
22:09

Sherret dhe debatet në ‘BBV3’ janë ato që i kanë dhënë këtij formati më shumë shikueshmëri prej publikut.

Pothuajse të gjithë banorët janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin, e ndërsa së fundmi një vëmendje të një publiku mjaft të gjerë ka patur dhe ‘sulmi’ që Heidi ka marrë nga disa prej banorëve të shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.

Lidhur me këtë ‘sulm’ ka reaguar dhe ish-banorja, Sara Gjordeni, e cila i ka dalë në mbrojtje Heidit.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale të Instagramit, duke ndarë momente të banorëve që i sulen Heidit, Sara thotë: “E vetmja gjë që i uroj Heidit është të bëjë durim dhe të mos marrë impulsiviteti siç mi erri mua sytë sepse s’kam aq vetëkontroll. Vajzat në këtë edicion janë bullizueset më të mëdha që ka parë historia e ekranit shqiptar dhe kjo video flet vetë. Jam e lumtur që përveç debatit me Françeskën, vetëm unë dhe Heidi nuk ofenduam kurrë në atë shtëpi as vendosëm epitete! #MeHeidin

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Rrëmbeu nipin, Gjykata e Durrësit jep vendimin për gjyshen
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com