logo
Formula 1, Norris rrëzon nga froni Verstappen-in!

Formula 1, Norris rrëzon nga froni Verstappen-in!

6 Maj, 2024
12:57

Lando Norris ia doli që të mposhtë atë që dukej si i pamposhtur në botën e Formulës 1, pilotin Max Verstappen. Në Çmimin e Madh të Miamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte pikërisht britaniku i McLaren-it, i cili kaloi i pari vijën e finishit duke lënë pas kampionin e trefishtë të botës, si dhe Charles Leclerc-un e Ferrarit.

Gara shkoi më së miri për Norris-in, i cili po ashtu pati edhe ndihmën e fatit në momentin kur në pistë, diku nga mesi i garës u fut makina e sigurisë pas një aksidenti që përfshiu Magnussen dhe Sargeant.

Nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje të makinës së sigurisë, Norris ia doli që të dalë para Verstappen-it nga bokset dhe më pas britaniku u mbrojt ndaj sulmeve të holandezit, i cili ndër të tjera u ankua edhe për disa çrregullime në Red Bull-in e tij. Si përfundim, Norris fitoi garën ndërsa riktheu McLaren-in te një sukses që i mungonte nga gara e Monzës në vitin 2021.

I dyti përfundoi Max Verstappen ndërsa Leclerc i treti. Pesëshen e parë e kompletuan Perez me Sainz, ndërsa pjesë e dhjetëshes së parë ishin Hamilton, Tsunoda, Russell, Alonso e Ocon.

Sa i takon renditjes së përgjithshme, ajo vijon të kryesohet nga Max Verstappen me 136 pikë, i ndjekur nga Perez me 103, Leclerc i treti me 98, Norris me 83, po aq sa edhe Sainz, i cili mbyll pesëshen e parë. Gara e radhës në Formula 1 është ajo në Emilia Romagna të Italisë në fundjavën e datave 17 deri më 19 maj.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Rast prostitucioni në Durrës, procedohen penalisht 4 persona!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com