logo
Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Zbulohen detaje shokuese të Ergysit

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Zbulohen detaje shokuese të Ergysit

5 Maj, 2024
18:12

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër ditën e sotme.

Mësohet se Ergys Arrazi, i arrestuar se ka shtyrë drejt vetëvrasjes gruan bashkë me fëmijët e tij të mitur, është në një lidhje tjetër dhe prej kohësh i kërkonte Almës që të largohej nga shtëpia.

Edhe pse e dinte që bashkëshortja dhe fëmijët e tij ishin zhdukur, Ergysi dilte në kafenetë e Shkodrës dhe shfaqej shumë i qetë.

Sipas disa miqve të tij, atë nuk e shqetësonte asgjë kohët e fundit.

Ergysi në polici ka deklaruar se Alma ishte “e sëmurë mendore”, por sipas policisë nuk ka asnjë kartelë të saj të hapur nga mjekët dhe nuk është gjetur asnjë recetë, që ajo të ketë marrë ilaçe depresioni.

Alma jetonte vetëm në një dhomë bashkë me fëmijët e saj. E vetmja që i është gjendur pranë ka qenë motra e saj, e cila ka qenë në dijeni të raporteve mes Ergysit dhe Almës.

Pas gjithë situatës së rënduar Alma vendosi t’i japë fund jetës bashkë me fëmijët e saj të mitur.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Ish-banorja e BBV për Rozën: “Lë shumë për të dëshiruar loja e saj, e prisja një nga finalistet…”
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com