logo
Dita Botërore e Librit! UNESCO: Shqipëria ka shkallë lexueshmërie të ulët!

Dita Botërore e Librit! UNESCO: Shqipëria ka shkallë lexueshmërie të ulët!

24 Prill, 2024
20:55

23 Prilli është një datë simbolike në letërsinë botërore. Është data në të cilën vdiqën disa autorë të shquar, William Shakespeare, Miguel de Cervantes dhe Inca Garcilaso de la Vega.

Çdo vit, më 23 prill, festimet zhvillohen në të gjithë botën për të njohur shtrirjen e librave si një lidhje midis së shkuarës dhe së ardhmes, një urë midis brezave dhe kulturave.

Kjo datë ishte një zgjedhje e natyrshme për Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, të mbajtur në Paris në 1995, për t’i bërë një nderim mbarëbotëror librave dhe autorëve në këtë datë, duke inkurajuar të gjithë që të kenë një lidhje më të fortë me librat.

Një studim i kryer në nëntor të vitit të kaluar në vend ka sjellë të dhëna për leximin në Shqipëri ku thuhet se 82% e shqiptarëve lexojnë.

Në 18% të personave që nuk lexojnë 57% shprehen se nuk kanë kohë, 33% parapëlqejnë mediat sociale, 6% nuk kanë interes dhe 2% nuk kanë mundësi financiare.

Duke iu referuar standardeve të UNESCO-s, në Shqipëri ka një shkallë lexueshmërie të ulët.

Por, duhet thënë se në Shqipëri ka shumë punë për të bërë për promovimin e librit dhe leximit, duke e nisur këtë që nga fazat e hershme (madje UNICEF rekomandon ti lexosh foshnjës që në bark), ku vogëlushët të bien në kontakt me librin që në moshë të hershme dhe të nxitet kultura e leximit edhe në familje.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Askush nuk e priste! Pas sherreve e debateve, ndodh e papritura mes Meritonit dhe Eglës, banorët mbeten pa fjalë (VIDEO)
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com