logo
Askush nuk e priste! Pas sherreve e debateve, ndodh e papritura mes Meritonit dhe Eglës, banorët mbeten pa fjalë (VIDEO)

Askush nuk e priste! Pas sherreve e debateve, ndodh e papritura mes Meritonit dhe Eglës, banorët mbeten pa fjalë (VIDEO)

24 Prill, 2024
20:58

Në shtëpinë e “Big Brother VIP3” sot mbizotëron qetësia dhe të qeshurat pafund mes banorëve. Madje Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

Teksa ndodheshin pranë pishinës, moderatori i ka kërkuar aktores që të kërcejnë bashkë. Egla ishte pranë tij kur Meritoni i thotë që ‘ta mësojë që të vallëzojë’.

Ceno pranoi dhe duke qeshur thoshte: “Do më mësosh ti? Brezi i vjetër me brezin e ri. Faleminderit”.

Ndërkohë kujtojmë se dy banorët kanë patur debate të shumta me njëri-tjetrin gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Madje ata janë skualifikuar njëherë nga Vëllai i Madh për shkak të sjelljeve ndaj njëri-tjetrit, së bashku me Ilnisa Agollin.

Vëllai i Madh vendosi që t’i fuste te dhoma e bardhë, duke iu dhënë atyre mundësinë që të ishte publiku ai që do vendoste për largimin e njërit prej tyre. E ishte pikërisht Ilnisa ajo që u largua përfundimisht nga BBV3, duke hequr dorë nga çmimi i madh.

VIDEO

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Nuk më rruhet”, Çfarë ndodhi mes çiftit? Romeo nxehet me Heidin: Mos u nervozo (VIDEO)
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com