logo
Ali Ahmeti për Albin Kurtin: Nuk janë të mira ndërhyrjet në zgjedhje, Kosovës i duhen miq….

Ali Ahmeti për Albin Kurtin: Nuk janë të mira ndërhyrjet në zgjedhje, Kosovës i duhen miq….

6 Maj, 2024
16:00

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka deklaruar se ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, nuk janë të mira, sidomos në proceset euroatlantike që po kalon Kosova.

Kreu i BDI-së, duke folur për ndërhyrjet e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, thekson se ky fakt nuk ndikon në raportet me Kosovën por kërkon që “të mos lihet një hije e keqe tek popullata në Maqedoni të Veriut”.

Sipas Ahmetit, Kosova duhet t’i ketë miq fqinjët dhe se ndërhyrje të tilla nuk ka pasur asnjëherë.

Ndonëse kjo çështje thotë se nuk ka ndikuar në përçarje, Ahmeti thekson se nuk është pritur as me admirim.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Vdekja e një doktori palestinez me emër në burgjet izraelite
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com