logo
Tek këto shenja,instikti i nënës zgjohet sa bien në kontakt me një fëmijë

Tek këto shenja,instikti i nënës zgjohet sa bien në kontakt me një fëmijë

4 Maj, 2024
12:16

Nuk është se këto gra të zodiakut nuk duan të bëhen nëna thjesht ato nuk e kanë fëmijën si prioritet. Nuk u mungon në jetën e tyre dhe ndihen të lumtura dhe pa të.

Pyetja “kur do të bëhem nënë” nuk i shqetëson. Ka shumë mundësi që mendimi i një fëmije t’u vijë kur janë me mbesat ose me fëmijët e një shoku/shoqeje. Domethënë, teksa luajnë me këta fëmijë, aty mendojnë se do të ishte mirë që edhe ato të kishin një fëmijë.

Bricjapi– Gruaja Bricjap gjithmonë do t’i japë përparësi punës dhe karrierës së saj. Zhvillimi dhe rruga e saj profesionale janë ato që e shqetësojnë më shumë. Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk dëshiron të bëhet nënë dhe të ketë një familje. Vetëm në përditshmërinë e saj, pikërisht për shkak se merret me punë, nuk do të mendojë për mëmësinë.

Akrepi– Gruaja Akrep kujdeset më shumë për marrëdhënien, dashurinë dhe për të pasur mashkullin që dëshiron të jetë i saj, sesa të bëhet nënë. Fëmija nuk është qëllimi i saj në vetvete. As një qëllim jete.

Virgjëresha-Gruaja Virgjëresha është Amazona e zodiakut. E pavarur, e lirë, e qetë dhe luftëtare. Po, ajo është pozitive për mundësinë e martesës, të pasurit familje dhe fëmijë, por edhe nëse nuk i ka, nuk e shqetëson. Ajo është një person që e shijon jetën me ose pa fëmijë.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Burri që agjëroi për 382 ditë!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com