Reçi, perla e Malësisë së Madhe- “Paketa e Maleve”, një shtysë për transformimin e banesave tradicionale

Reçi, perla e Malësisë së Madhe- “Paketa e Maleve”, një shtysë për transformimin e banesave tradicionale

29 Maj, 2026 15:32

Në zemër të Malësisë së Madhe, fshati Reç po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turizmin malor. I rrethuar nga bukuri natyrore, ajër i pastër dhe peizazhe mahnitëse, kjo zonë ofron mundësi të shumta për sporte alpine dhe aktivitete në natyrë.

Shumë banorë të Reçit shpresojnë që, përmes “Paketës së Maleve”, të kenë mundësi të rikonstruktojnë banesat e tyre dhe t’i kthejnë ato në bujtina, duke zhvilluar më tej turizmin dhe ekonominë lokale.

“Kemi mikpritjen, kemi respektin dhe buzëqeshjen. Që nga Burgu e deri në Majën e Trefishtit, kjo është një zonë me natyrë të mrekullueshme, me gështenja dhe bukuri të paprekura. Ka turistë që vijnë gjatë verës, vjeshtës, por edhe në dimër. Disa prej tyre kanë qëndruar në shtëpitë tona dhe kanë jetuar këtu për të përjetuar nga afër jetën e zonës. Edhe mjalti që prodhohet në këto zona është shumë cilësor. Për “Paketën e Maleve”, ditën që erdhi ministri, edhe unë kam aplikuar dhe kam regjistruar shtëpinë time”, shprehet banori.  

Mikpritja tradicionale e banorëve dhe ushqimet bio të zonës kanë tërhequr vizitorë të shumtë, veçanërisht turistë të huaj që kërkojnë qetësi dhe eksperienca autentike.

/rtsh.al/