Italia ekstradon të kërkuarin e grupit të ‘Visit të Pojës”/ Dy të tjerë ekstradohen nga Gjermani e Angli

Italia ekstradon të kërkuarin e grupit të ‘Visit të Pojës”/ Dy të tjerë ekstradohen nga Gjermani e Angli

29 Maj, 2026 15:32

Autoritetet shqiptare kanë njoftuar sot tre ekstradime të rëndësishme, që lidhen me persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

Nga Italia në Shqipëri u ekstradua shtetasi Sueld Elezi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Me vendimin e datës 30.04.2025, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal.

Elezi akuzohet se në vitin 2020, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar 2 kg kokainë në Itali, ndërsa gjatë vitit 2021 ka trafikuar 932 kg kokainë në Itali. Ai rezulton pjesë e grupit të Elvis Doçit (Visi i Pojës), i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ura”.

Po sot, nga Shqipëria në Gjermani u ekstradua 43-vjeçari Roy Garin, banues në Izrael. Autoritetet gjermane kanë lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Mashtrimi me shuma të mëdha”, në 33 raste.

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar u bë i mundur ekstradimi i 34-vjeçarit Altin Shehu. Me vendimin e datës 15.01.2026, Gjykata e Kentit të Veriut i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja”.

/rtsh.al/