Cllevio paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin ndaj Laert Haxhiut (VIDEO)

Cllevio paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin ndaj Laert Haxhiut (VIDEO)

29 Maj, 2026 15:32

Këngëtari Kleviol Ahmetaj, i njohur me nofkën “Cllevio”, u paraqit këtë të enjte në mesditë në ambientet e Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku pritet të dëshmojë në gjyqin ndaj Laert Haxhiu.

Paraqitja e tij në këtë proces vjen pasi në seancat e kaluara mbrojtja e të pandehurit kërkoi thirrjen e rreth 60 dëshmitarëve, duke argumentuar se dëshmitë e tyre janë të nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes.

Ahmetaj i cili u ekstradua disa muaj më parë nga Dubai, do të dëshmojë në lidhje me episodin e vendosjes së tritolit në dyqanin e reperit Noizy në Durrës.