Sot rekursi në Gjykatën e Lartë. Veliaj drejt Lirimit nga IEVP Durrës

Sot rekursi në Gjykatën e Lartë. Veliaj drejt Lirimit nga IEVP Durrës

29 Maj, 2026 15:32

Kryebashkiaku Erion Veliaj këtë të enjte shpreson nga gjykata e lartë ti pranojë kërkesën për lirim.

Do të jetë seanca e drejtuar nga relatorja Albana Boksi ku do të vendoset për fatin e Veliaj.

Ai ka kërkuar heqjen e arrestit duke depozituar garanci pasurore ose edhe masën e detyrim paraqitje.

Pak ditë më parë gjykata kushtetuese i pranoi atij kërkesën për rigjykim.

Rekursi

Nr.Çështjes: 61007-00364-00-2026
Tipi i çështjes: Çështje Penale
Dorëzuesi: ERION VELIAJ
Data e regjistrimit: 06/05/2026
Inicializuar: Rekurs
Titulli i çështjes: ERION VELIAJ
Ardhur prej: Gj. Pos kundër Korrupsionit Krimit Org, Shk e Parë
Objekti i padisë/akuzës: Zevendesimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedures Penale, me nje mase sigurimi me te bute si “Garanci pasurore” parashikuar nga neni 236 i Kodit te Procedures Penale ose “Detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedures Penale.
Baza ligjore: Neni 27 i Kushtetutes; Neni 5 i Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut; Nenet 228, 229, 230 dhe 260 e vijues te Kodit te Procedures Penale.
Statusi i çështjes:Në Proçes

PALËT

Pjesëmarrës në gjykim: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR

Kërkues: ERION VELIAJ

RELATORI:

Albana Boksi

KALENDARI I ÇESHTJES

Data ora seanca: 28/05/2026 13:30
Data e planifikimit: 11/05/2026
Relatori: Albana Boksi

VENDIMI I KUSHTETUESES PËR VELIAJ

Në datën 25.05.2026, Gjykata Kushtetuese (Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Erion Veliaj, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftësuar me vendimin nr. 14, datë 12.02.2025 të po asaj gjykate, nr. 13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Gjykata, bazuar në natyrën dhe thelbin e pretendimeve të parashtruara në ankimin kushtetues individual, e shqyrtoi çështjen në themel vetëm në drejtim të pretendimeve për aspektin procedural dhe atë substancial të caktimit të masës së sigurimit “Arresti në burg” ndaj kërkuesit.

Ne aspektin procedural, Gjykata shqyrtoi pretendimet për cenimin e:

i) Se drejtës së mbrojtjes për shkak të kohës së pamjaftueshme në dispozicion për njohjen me aktet e dosjes dhe të qëndrimit të kërkuesit në kafaz/kabinën e xhamit gjatë procesit gjyqësor në gjykatat e faktit. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e tij si të pabazuar.

ii) Parimit reformatio in peius (mosrëndimit të pozitës) të lidhur me marrjen e provave të reja në Gjykatën e Posaçme të Apelit, të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata nuk arriti numin prej pesë votash për vendimmarrje, për rrjedhojë, në kuptim të nenit 73, pika 4, të Ligjit Organik të Gjykatës ai konsiderohet i rrëzuar.

Në aspektin substancial, Gjykata shqyrtoi pretendimet për cenimin e:

i) Dinjitetit dhe prezumimit të pafajësisë të lidhur me qëndrimin e kërkuesit në kafaz/kabinën e xhamit gjatë procesit gjyqësor në gjykatat e faktit. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi pranimin e tij, në drejtim të mungesës së arsyetimit nga Gjykata e Lartë të këtij pretendimi të parashtruar në rekurs nga kërkuesi.

ii) Lirisë personle në drejtim të:

2.1. Dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj kërkuesit të lidhur edhe me parimin e prezumimit të pafajësisë për shkak të gjuhës së përdorur në arsyetimin e vendimeve të gjykatave. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e tij si të pabazuar. 2.2. Proporcionalitetit të masës të lidhur me të drejtën për t’u zgjedhur të cilin Gjykata, me shumicë votash, e gjeti të bazuar vetëm në drejtim të faktit që Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë përgjigje të arsyetuar këtij pretendimi të ngritur në rekurs nga kërkuesi.