logo
U mbyt me nënën dhe motrat në lumin Buna, gjendet trupi i pajetë i djalit të mitur

U mbyt me nënën dhe motrat në lumin Buna, gjendet trupi i pajetë i djalit të mitur

6 Maj, 2024
21:08

Pas dy ditësh kërkime, është gjetur edhe trupi i pajetë i djalit të vogël të familjes Arrazi.

I mituri 3-vjeç është gjetur në orët e pasdites, pas kërkimeve intensive nga RENEA.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Fatjeqësisht, dyshimet tona po konfirmohen. Është gjetur edhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë”, deklaroi ministri Balla.

Kujtojmë që mbrëmjen e të shtunës u gjet trupi i vajzës së madhe Ergysa Arrazi 9 vjeç e cila u përcoll sot për në banesën e fundit.

Ndërkohë që kërkimet po vijojnë për të gjetur trupat e nënës dhe të vajzës tjetër 5 vjeçe.

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Universiteti i Kolumbias anulon ceremoninë kryesore të diplomimit pas protestave pro-palestineze!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com