logo
Drejtonin grupin e drogës në Londër, kush janë dy shqiptarët

Drejtonin grupin e drogës në Londër, kush janë dy shqiptarët

6 Maj, 2024
22:01

Një djalë dhe një vajzë me origjinë nga Shqipëria janë të arrestuar në Londër, pasi u dënuan për furnizim me drogë të klasit A në “Bury St Edmunds”.

Bëhet fjalë për Jurgen Kapicën dhe Vinjola Geca, të dy 23-vjeç të cilët pranuan akuzat për furnizimin me kokainë dhe dolën para Gjykatës të premten më 26 prill, ku u dënuan përkatësisht me tre vjet e katër muaj dhe dy vjet e gjashtë muaj burg.

Detektivët identifikuan një numër telefoni që përdorej për të ofruar drogë të klasit A për shitje, pas arrestimit të katër shpërndarësve të drogës midis korrikut 2023 dhe janarit të këtij viti.

Adresa e tyre u identifikua nga numri i telefonit, ndërsa ku u ushtrua kontrolli më 25 janar, u sekuestruan numra celularësh së bashku me karta SIM, çanta me drogë të klasit A dhe para të gatshme. Kapica kishte shtatë numra celularë të ndryshëm të cilët përdoreshin për të shpërndarë kokainë përmes shitësve të vegjël ndërsa dashura e tij u zbulua se punonte bashkë me Kapicën për të drejtuar linjën e drogës.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Ngjarja e rëndë në Shkodër, flet vëllai i Ergysit
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com