logo
Kodi i ri në Itali: Kush braktis kafshët do të dënohet me burg

Kodi i ri në Itali: Kush braktis kafshët do të dënohet me burg

25 Prill, 2024
11:19

Me Kodin e ri të Autostradave, i cili tashmë ka marrë miratimin e Dhomës dhe po shqyrtohet nga Senati, qytetarët italianë duhet të mendohen dy herë para se të braktisin kafshët e tyre në rrugë.

Sipas mediave italiane, dispozita parashikon shtrëngim të gjobave, deri në heqjen e leje drejtimit, për ata që braktisin kafshën e tyre.  Një masë që mbërrin pikërisht në një periudhë të vitit kur fenomeni po pëson rritje, me afrimin e pushimeve verore, shkruajnë mediat italiane.

Për momentin, neni 727 i Kodit Penal i dënon ata që braktisin kafshët me burgim deri në një vit ose me gjobë nga 1000 deri në 10 mijë euro. Ligji i ri parashikon se dënimi rritet me një të tretën nëse braktisja ndodh në rrugë: ekziston rreziku deri në 7 vjet burg.

Nëse pronari i kafshës ka përdorur mjetin për kryerjen e krimit, me konstatimin e shkeljes do të pezullohet lejedrejtimi nga 6 muaj në 1 vit. Jo vetëm kaq.  Nëse kafsha e braktisur do të shkaktonte pa dashje një aksident rrugor, duke shkaktuar viktima ose lëndime, atëherë personi përgjegjës për braktisjen mund të ndiqet penalisht për aksidente rrugore ose lëndime të rënda.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Ish-banori i BBV për Heidin: “Është fituesja absolute e këtij edicioni”
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com