Kërkon lirimin kundrejt garancisë pasurore, Beqaj ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO për lënien në burg

Kërkon lirimin kundrejt garancisë pasurore, Beqaj ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO për lënien në burg

29 Maj, 2026 15:32

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me garanci pasurore.

Beqaj mbahet në qeli prej korrikut të vitit 2024, pasi po hetohet nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me dosjen “SASPAC”, agjenci që drejtohej prej tij në kohën kur dyshohet se janë kryer shkeljet.

Sipas SPAK, ndaj ish-zyrtarit të lartë rëndojnë pesë akuza penale, përfshirë “korrupsion pasiv”, “shkelje të barazisë në tendera”, “falsifikim dokumentesh”, “mashtrim në bashkëpunim” dhe “mosdeklarim pasurie”.

Paralelisht me hetimin për çështjen “SASPAC”, Beqaj po përballet edhe me procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”, një çështje e ndarë nga grupi tjetër i të pandehurve, të cilët u dënuan pak javë më parë nga Gjykata e Posaçme.

/rtsh.al/