Balla takim me delegacionin e Venecias, në fokus reforma zgjedhore në përputhje me praktikat europiane
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një njoftimi në “Facebook” ka bërë me dije se ka zhvilluar këtë të premte një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës në ambientet e Kuvendit.
Ky takim mësohet se ka ardhur në kuadër të hartimit të opinionit mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”.
Balla thekson se gjatë takimit rikonfirmuan angazhimin për një proces gjithëpërfshirës të reformës zgjedhore, në përputhje me praktikat europiane.
“U takova me delegacionin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës, në kuadër të opinionit mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”. Rikonfirmuam angazhimin për një proces gjithëpërfshirës të reformës zgjedhore, në përputhje me praktikat më të mira europiane.
Mirënjohje për bashkëpunimin e gjatë me Komisionin e Venecias në forcimin e shtetit të së drejtës, veçanërisht gjate hartimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri”, shkruan ai.
Na ndiqni:





