Toni Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 ulje dënimi
Ministri i drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve, projektligjin për amnistinë. Gogu bëb me dije se nga kjo amnisti 380 persona fitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa 900 persona përfitojnë ulje të dënimi.
Ai thekson më tej se personat e dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nuk përfitojnë nga kjo amnisti.
“Pa u zgjatur dua ta nis me 3 numra. 380 persona fitojnë lirim të menjëhershëm nga ky projektligj që ne kemi sjellë. 900 persona përfitojnë ulje të dënimit. 0 persona, zero të dënuar për korrupsion, krim të organizuar dhe çështje në kompetencë të strukturave të posaçme antikorrupsion, përfitojnë nga kjo amnisti. I përmenda këto tre numra se përmbledhin filozofinë e këtij projektligji që prezantova sot para jush”, u shpreh Gogu.
Na ndiqni:




