Miliona euro nga droga / Investime në ndërtim dhe resorte / SPAK godet grupet..
Një hetim i SPAK nisur nga të dhënat e skyecc ka bindur gjykatën të miratoj mbi 10 arreste. Prokuroria Elida Kaçkini dhe Prokurori Altin Dumani kanë kërkuar arrestet në kuadër të hetimit për trafik droge dhe pastrim parash. Aksion po zhvillohet në Tiranë, Vlorë, Durrës, Elbasan.
Emrat e Masave dhe personave në hetim
Artur Shehu, Leonard Bishaj, Artur alias Luçiano Koçeku, Abedin Koçeku, Ervin Koçeku, Orest Sota, Orgest Birçaj, Dritan Aga, Gëzim Islami, Edmond Jaupi, Alfredo Hamzai, Ardian Zykaj, Adrian Rama, Erjon Rama, Elton Memeti, Arben Ismailaj, Bensik Myftari, Astrit Vladi dhe Kastriot Vladi si dhe biznesmeni I.SH.
Asetet e Sekuestruara
Gomone, pjesa takuese në një sipërfaqe trualli, 17 llogari bankare, si dhe gjendja në llogaritë bankare të shoqërive të lidhura me Ardian Zykajn: 3 llogari të shoqërisë “2 A Construction”, 6 llogari të “Kolegjit Parauniversitar Pavarësia Vlorë”, 4 llogari të “Pear 2019” dhe 1 llogari të “ALB SOLUTION JUG”. 7 vila në Palasë të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, si dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre, të gjendura në llogaritë e Erjon dhe Adrian Ramës; 9 llogari bankare të Erjon Ramës; 21 llogari bankare të Adrian Ramës; një pasuri në Sallmone, Shijak, dhe 58 milionë lekë të përfituara nga shitja e saj, të gjendura në llogaritë e Adrian Ramës; tre llogari të kompanisë “Kryeon.83” të Adrian Ramës; 2 vila në Rolling Hills të Adrian Ramës; truall në Sarandë; 3 vila dhe 2 apartamente në Jalë; si dhe kompania “Kryeon.83” me seli në Tiranë dhe Prishtinë. 2000 m² në Green Coast, ku do të ndërtohen 2 vila dhe një pishinë (në emër të Nova Construction); apartament duplex 176.3 m² te “Garden Building” (i Nova Construction), i lidhur me Rigels Islamaj; apartament 110 m² te “Garden Building”, i blerë nga Laert Koçeku; apartament 165 m² te “Garden Building”, i blerë nga Laert Koçeku; apartament 69.6 m² te “Garden Building”, i blerë nga Elona Koçeku (me pëlqimin e Nova Construction); depo te “Garden Building”, e blerë nga Laert Koçeku; vilë e ERALD-G të Gëzim Islamit në Gjilekë; 43% e blerjeve që ERALD-G ka kryer në “Garden Building” të Ilir Shtufit; 38% e një pallati 16-katësh (33.719 m²) te “Mine Peza”, që i takon Luçiano Koçekut; 38 pasuri të paluajtshme të Nova Construction të Ilir Shtufit në rrugën “Stavri Themeli”; 106 garazhe në “COLONADE” në Tiranë, në ndërtim nga Nova Construction e Ilir Shtufit; biznes në “COLONADE”; 23 apartamente në “COLONADE” të Ilir Shtufit; 7 pasuri të Luçiano Koçekut në Tiranë, 5 prej tyre në bashkëpronësi me Gëzim Islamin; 30% e aksioneve të “Unlimited Construction”, të zotëruara formalisht nga ERALD-G, por që sipas SPAK-ut i takojnë Luçiano Koçekut; “MAZO BAR” i Luçiano Koçekut dhe 2 llogari bankare të tij; biznesi “G.A.V. Invest” i Luçiano Koçekut dhe 3 llogaritë bankare të tij; palestra “Infinity Group”, e lidhur me Koçekun, dhe llogaritë e saj bankare; 33 llogari bankare të Luçiano Koçekut; si dhe 8 llogari bankare të Greta Tolës, bashkëshortja e Luçiano Koçekut.
Njoftimi paraprak i SPAK
SPAK ne bashkepunim me Policine e Shtetit po zhvillon sot nje operacion per ekzekutimin e masave te sigurimit ndaj disa personave, te dyshuar per veprat penale trafikim te lendeve narkotike dhe pastrim i parave ne vlera te medha, ne formen e grupit te strukturuar kriminal. Detaje me te hollesishme do njoftohen pas perfundimit te operacionit.
Na ndiqni:



