logo
“Harroje, Bigun nuk e fiton dot” / Krisja mes Eglës dhe Romeos vijon: Përpëlituni…

“Harroje, Bigun nuk e fiton dot” / Krisja mes Eglës dhe Romeos vijon: Përpëlituni…

26 Prill, 2024
14:18

Prej disa javësh, Egla Ceno dhe Romeo Veshaj kanë patur debate me tone të larta me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP3”.

Pasi Egla doli nga dhoma e bardhë kaloi një kohë të qetë me Romeon, por gjërat ndryshuan pas një avantazhi në lojë që pati ai si lider i shtëpisë. Aktori i njohur kishte të drejtë që të bënte 3 banorë imun dhe tha Heidi Baci, Lidi Delia dhe Egla.

Kjo e fundit duket se u mërzit për faktin që Veshaj tha emrin e saj të fundit. E që nga ajo ditë ata kanë debatuar ashpër së bashku.

Ndërkohë mbrëmë teksa po qëndronin jashtë në oborr, Romeo iu kthye Eglës dhe Julit për miqësinë e tij me Meriton Mjekiqin:

“Jam shok i kam dhënë dorën. Shpërtheni, shfryni nga të doni t’iu dalë ajri. Rrotullohuni nëpër krevate, përpëlituni si keca, po ça të bëjmë se jemi shokë. Doni ti përmendi? Përmendni? Janë situata që e kanë parë gjithë shqiptarët. E kemi ofenduar njëri-tjetrin, patjetër. Kemi qëlluar njëri-tjetrin, patjetër. Kemi lënduar njëri-tjetrin, patjetër. Në momentin që i jap dorën atij, juve jo që nuk ju jap llogari por nuk dua të di ekzistoni apo nuk ekzistoni”.

Burimi: blogin.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Një ‘banor’ i ri në shtëpinë e “Big Brother Vip 3”!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com