logo
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërvitje të përbashkët!

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërvitje të përbashkët!

6 Maj, 2024
19:15

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i Bashkimit Evropian, EULEX, dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët më 7 maj.

E quajtur “Golden Saber 2024”, stërvitja do të zhvillohet në kampin Vrelo. “Kjo stërvitje do ta testojë aftësinë tonë për të zbatuar procedura të përbashkëta të menaxhimit të krizave, në skenarë të ndryshëm sigurie”, tha KFOR-i përmes një komunikate për media.

Aty thuhet, po ashtu, se stërvitja do të përfshijë “një numër të konsiderueshëm personeli, automjetesh dhe mjetesh që operojnë në të gjithë zonën e stërvitjes, si dhe në rrethinat e saj dhe përgjatë rrugëve kryesore fqinje”.

Misioni paqeruajtës shtoi se pret që stërvitja të kryhet me sukses.

KFOR-i është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com