Cllevio paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin ndaj Laert Haxhiut (VIDEO)
Këngëtari Kleviol Ahmetaj, i njohur me nofkën “Cllevio”, u paraqit këtë të enjte në mesditë në ambientet e Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku pritet të dëshmojë në gjyqin ndaj Laert Haxhiu.
Paraqitja e tij në këtë proces vjen pasi në seancat e kaluara mbrojtja e të pandehurit kërkoi thirrjen e rreth 60 dëshmitarëve, duke argumentuar se dëshmitë e tyre janë të nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes.
Ahmetaj i cili u ekstradua disa muaj më parë nga Dubai, do të dëshmojë në lidhje me episodin e vendosjes së tritolit në dyqanin e reperit Noizy në Durrës.
Cllevio paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin ndaj Laert Haxhiut
Këngëtari Kleviol Ahmetaj, i njohur me nofkën “Cllevio”, u paraqit këtë të enjte në mesditë në ambientet e Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. pic.twitter.com/dZPGlLZIgI
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 28, 2026
Na ndiqni:





