logo
Zgjidhet dilema e parashutës Heidi-Romeo. Flet piloti Arbër Xhaja

Zgjidhet dilema e parashutës Heidi-Romeo. Flet piloti Arbër Xhaja

29 Prill, 2024
17:40

Në një lidhje direkte me pilotin Arbër Xhaja në ‘FunClub’, u fol për dilemën e parashutës Heidi-Romeo që u aludua se Jetmiri kishte gisht.

Ai u shpreh se Jetmiri nuk ka gisht, por është dërguar nga një vajzë që jeton në Itali.

Gjithashtu, u pyet nëse ka pasur kërkesa të çuditshme, ku ai u përgjigj se një kërkesë e çuditshme i ka ardhur për Ledjonën nga shoqja e saj, e cila donte t’i hidhte disa lule nga lart, por kishte aq shumë lule, sa nuk mund të bëhej.

Gjithashtu, ai shtoi kureshtjen për dy detaje që nuk dihet kush fshihet pas tyre: për trëndafilin blu të Julit dhe trëndafilat për Sara Karaj, ish-banoren e BBV3.

Ai shtoi se më shumë kërkesa kanë për Julin, Meritonin, Heidin dhe Romeon. Ndër fansat dhe familjarët, ka edhe të famshëm që duan të surprizojnë banorët, si për shembull Stresi dhe dy vajza të portokallisë kanë dashur të surprizojnë Jul Dedën

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Tyson me përgatitje ekstreme kundër Jake Paul: Kam gjashtë javë pa seks dhe marihuanë!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com