logo
Tyson me përgatitje ekstreme kundër Jake Paul: Kam gjashtë javë pa seks dhe marihuanë!

Tyson me përgatitje ekstreme kundër Jake Paul: Kam gjashtë javë pa seks dhe marihuanë!

29 Prill, 2024
17:41

Mike Tyson vazhdon përgatitjen e tij për duelin me Jake Paul, që do të zhvillohet më 20 korrik. Ish-kampioni i peshave të rënda e ka marrë shumë seriozisht luftën. Në një intervistë për me Forbes Life ai deklaroi: “Nuk kam pirë drogë dhe as kam bërë seks për ndoshta gjashtë javë”.

Tyson, 58 vjeç, vuri në dukje se vendimi për të hequr dorë nga marihuana dhe seksi është për shkak të disiplinës së vendosur ndaj tij për të arritur në formën më të mirë në duelin që do të mbahet në stadiumin “AT&T”, në Arlington, Teksas.

Në vitin 2018, Tyson u shpreh se e kishte ndërprerë seksin për rreth pesë vjet, sepse besonte se do ta bënte atë një boksier më të mirë.

Heqja dorë nga marihuana është pjesë e rregullores së luftimit me Paul, pasi konsumimi i saj është i ndaluar nga Departamenti i Licencimit dhe Rregullimit të Teksasit, i cili mbikëqyr sportet luftarake. Ai mund të rezultojë pozitiv nëse pi marihuanë para luftës.

Është krijuar pritshmëri e lartë për këtë duel. Tyson e vuri në dukje këtë pak ditë më parë:

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Ajo më ka përmendur mamin…”, çfarë po mendon të bëj Heidi!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com