Zbardhet plagosja me armë zjarri e 34-vjeçarit në Tiranë, shpallen në kërkim autori dhe 2 bashkëpunëtorët e tij

Zbardhet plagosja me armë zjarri e 34-vjeçarit në Tiranë, shpallen në kërkim autori dhe 2 bashkëpunëtorët e tij

29 Maj, 2026 15:32

Zbardhet plagosja me armë zjarri e 34-vjeçarit në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 26 maj 2026 në rrugën Aleksandër Moisiu.

Plagosja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta, ku autori i dyshuar i plagosjes, 31-vjeçari K. K., dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Gj. Ll., 36 vjeç dhe L. M., 45 vjeç, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Gjatë hetimeve, policia kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet që dyshohet se është përdorur në vendngjarje.

I plagosur mbeti shtetasi J. H., 34 vjeç, i cili u paraqit në spital për ndihmë mjekësore pasi kishte marrë plagë në këmbë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/