Tuneli i Llogarasë bëhet me pagesë brenda këtij muaji, sa do jetë tarifa për kalimin e mjeteve

Tuneli i Llogarasë bëhet me pagesë brenda këtij muaji, sa do jetë tarifa për kalimin e mjeteve

6 Prill, 2026 12:39

Brenda këtij muaji pritet aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së kalimit pa pagesë.

Mësohet se punimet për vendosjen e sistemit të pagesës në Tunelin e Llogarasë kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa gjatë ditës së sotme janë zhvilluar testet e fundit për funksionimin e plotë të pajisjeve.

Çmimet do të jenë të diferencuara sipas kategorive të mjeteve, duke filluar nga 100 lekë për motomjetet, 250 lekë për makinat, 500 lekë për mjete me karroceri, 1000 lekë për furgonë dhe autobusë, si dhe deri në 5000 lekë për mjetet e rënda me rimorkio.

Vendosja e tarifës pritet të shoqërohet me reagime nga qytetarët dhe udhëtarët, të cilët deri më tani e kanë përdorur tunelin pa pagesë.

Enterprise IT Management

IT Management You Actually Trust

Managed IT, security & surveillance for modern businesses.