logo
Sllovenia, ELDORADO SERBE, sipas Vuçiçit dhe skandali diplomatik

Sllovenia, ELDORADO SERBE, sipas Vuçiçit dhe skandali diplomatik

29 Prill, 2024
10:17

“Qëndrimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kombet e Bashkuara në Nju Jork do të mbetet i regjistruar në analet diplomatike për serinë e skandaleve që ai krijoi me fjalorin e tij jodiplomatik.

Askënd nuk kursyer, të madhe e të vogël, dhe të gjitha këto teksa pritet votimi në OKB për Rezolutën për Srebrenicën, si dhe votimi në Këshillin e Evropës për pranimin e Kosovës në atë organizatë.

Vuçiç mendon se me kolegët e tij të huaj mund të sillet ashtu siç sillet në Serbi ndaj nënshtetasve të tij, te cilët I quan si do, por pa I hyrë asnjë gjemb në këmbë. Në shoqëritë demokratike kjo nuk është e mundur, por të paktën do kishte pasoja: – kështu janë shprehur për median opozitare serbe ‘Danas’, analistë e diplomatë.

E fundit në serinë e skandaleve është deklarata e Vuçiçit, ku ai I quajti  sllovenët “të neveritshëm” dhe që shkaktoi reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit fqinj, si dhe të kryeministrit slloven Robert Golob.

Për të gjitha këto, presidenti i Serbisë është dashur t’u kërkojë falje qytetarëve sllovenë, me një “por”. Ai refuzoi t’u kërkonte falje politikanëve sllovenë dhe për këtë arsye i acaroi më tej marrëdhëniet me Slloveninë.

Pas deklaratës fyese, Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ftoi për sqarim të ngarkuarin me punë në ambasadën e Serbisë në Lubjanë. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe eurodeputetja Tanja Fajon, i quajti fyese dhe të papranueshme fjalët e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe kryeministri slloven Robert Golob, i cili ka theksuar se Vuçiç ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese që nuk i përkasin presidentëve të shteteve, e aq më pak marrëdhënieve miqësore mes popullit slloven dhe atij serb.
Dhe më pas erdhi apologjia e Presidentit të Serbisë për opinionin slloven, për shkak të deklaratës nga Nju Jorku se “sllovenët ishin më të neveritshmit”.

Nëse kam ofenduar dikë, dua t’i kërkoj falje gjithë publikut dhe popullit të Sllovenisë, por në të njëjtën kohë them se nuk do t’u kërkoj falje politikanëve sllovenë sepse ata udhëheqin një politikë të neveritshme ndaj Serbisë dhe popullit serb” – deklaroi Vucic dhe ftoi kryeministren dhe presidentin e Sllovenisë për një vizitë në Beograd, siç tha ai,  për të “kërkuar edhe një herë falje nëse është e nevojshme”.

Srećko Gjukić, diplomat karriere, tha per median serbe se skandali me sllovenët është aq i madh sa presidentit i Serbisë iu desh t’i kërkonte falje “popullit slloven, por jo politikanëve të tyre” (dhe po flasim për diplomatët), sikur ata politikanë nuk janë zgjedhur nga populli slloven, por nga dikush tjetër

Bashkëbiseduesi i ‘Danas’ gjithashtu kujtoi se Sllovenia nuk është Eldorado e Beogradit që dikush të sillet në mënyrë të papranueshme si në “tokën serbe”.

“Skandali që u prodhua kësaj radhe, në nivelin më të lartë të palës serbe, është vetëm i fundit në një listë të tërë “keqkuptimesh” me sllovenët. Jo shumë kohë më parë, sllovenët nuk e miratuan kandidatin serb për ambasador, Zoran Gjorgjeviç. Tanja Fajon, Ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, në kohën kur ishte kryetare e komisionit të Parlamentit Evropian, ishte në shënjestër të vazhdueshme të sulmeve nga kurora e Beogradit

për shkak të deklaratave të saj që i bënin thirrje qeverisë serbe të respektonte vlerat evropiane dhe standardet e demokracisë, politikës së jashtme, medias etj” –  kujtoi Gjukiç duke shtuar se për fat të keq, problemi me Slloveninë nuk është një rast i izoluar…………..

 

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Benefitet e shpargut në organizmin tuaj!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com