logo
Benefitet e shpargut në organizmin tuaj!

Benefitet e shpargut në organizmin tuaj!

29 Prill, 2024
10:18

Shkencëtarët nga Universiteti Jeju në Korenë Jugore kanë dëshmi që aminoacidet nga shpargu lehtësojnë simptomat e migrenës dhe mbrojnë mëlçinë nga toksinat. Në studimin e publikuar në “Journal of Food Science” hulumtuesit kanë analizuar komponentët e shpargut dhe kanë vëzhguar efektin në organizmat e gjallë, qeliza dhe njerëz. Udhëheqësi i hulumtimit Y.Kim thotë:

Benefitet e shpargut në organizmin tuaj!

Ata kanë konstatuar edhe që gjethet e imëta, të petëzuara të shpargut janë më të pasura me aminoacide dhe minerale, pra edhe më efikase në parandalimin e dhimbjes së kokës. Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që shpargu është i pasur me aminoacide, të cilat stimulojnë funksionin e enzimave, çka përsëri shpejton shpërbërjen apo tretjen e alkoolit në trup.

Shpargu shpesh përdoret në mjekësi alternative sepse konsiderohet që vepron kundër kancerit. Përdoret edhe te shërimi i kërpudhave, infeksioneve, por vepron edhe si diuretik. Kjo perime është me pak kalori, ndërsa është e pasur me vitamina, minerale dhe fibra. Vlera energjetike e 100 gramë shpargu është vetëm 35 kalori, sepse pjesën më të madhe e përben uji (93%), derisa 1,7% bie në proteina, 2.6% në karbohidrate dhe 0,7 në yndyra.

Nga vitaminat dhe mineralet, më së shumti ka kalium dhe kalcium, magnez, hekur, fosfor; bakër, mangan, selen dhe zink, vitaminë B6, vitaminat A, C, K dhe E, tiaminë, riboflavinë, rutinë, niacinë. Është interesante që aminoacidi asparagin, i cili gjendet në sasi të mëdha në shparg, emrin e ka marrë pikërisht nga shpargu.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Çfarë po ‘kurdisin’ kësaj here? Xhensila dhe Noizy kapen ‘mat’ në studio (Foto)
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com