Qeveria ngre zyrtarisht Bordin e Transparencës, pritet të përcaktohen çmimet tavan të  karburanteve

Qeveria ngre zyrtarisht Bordin e Transparencës, pritet të përcaktohen çmimet tavan të karburanteve

23 Mars, 2026 22:58

Hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve pas shtrenjtimit të çmimeve, pas luftës në Lindjen e Mesme.

Vendimi është marrë me firmë të kryeministrit Edi Rama dhe kompanitë kanë afat deri më datë 24 mars që të dorëzojnë pranë ministrit përgjegjës për Ekonominë përfaqësuesit e tyre në përbërje të këtij bordi.

Bordi pritet të mblidhet brenda kësaj jave për caktuar çmimet tavan për tregtimin e naftës.

“Çmimet, që përcaktohen nga Bordi gjatë situatës së veçantë, janë të detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit në vend, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Enterprise IT Management

IT Management You Actually Trust

Managed IT, security & surveillance for modern businesses.