logo
Premtuan detaje të reja kundër Qeverisë shqiptare,’RAI3’anulon investigimin

Premtuan detaje të reja kundër Qeverisë shqiptare,’RAI3’anulon investigimin

29 Prill, 2024
13:06

Emisioni “Report” në Rai3, premtoi se puntatën e së dielës (dje, 28 Prill) do të publikonte pjesën e dytë të investigimit për Shqipërinë, mirëpo asgjë e tillë nuk u shfaq në ekran.

Edhe pse autori i emisionit “Report” në Rai3, Sigfrido Ranucci, pak orë para transmetimit, paralajmëroi për publikimin e pjesës së dytë me të tjera investigime për marrëveshjen e emigrantëve mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, pjesa e dytë e reportazhit nuk u dha.

Sikurse shihet edhe në postimet e mëposhtme, Ranucci vijonte me paralajmërimet në rrjetet sociale për investigimin, si në Facebook, ashtu edhe në faqen e emisionit në Instagram.

Mirëpo, pjesa e dytë e investigimit për Shqipërinë u anulua, duke mos dhënë asnjë shpjegim për publikun që po e priste.

Ranucci, u mundua të justifikohej (në Facebook, në komente) se emisioni anuloi pjesën e dytë të investigimit pasi po negociojnë t’i marrin një intervistë kryeministrit Edi Rama.

‘Do kthehemi shpejt në Shqipëri. Po presim të biem dakord për një intervistë me Presidentin Rama’- shkruan ai.

Premtuan detaje të reja kundër Qeverisë shqiptare,’RAI3’anulon investigimin

Kujtojmë se reportazhi i cili zbuloi aferat korruptive të Qeverisë shqiptare, shkaktoi indinjatë tek qytetarët italianë dhe ata shqiptarë. (lexo këtu). Emisioni investigativ “Report” të RAI 3 trajtoi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve, duke publikuar detaje të frikshme të aferave të pista në vendin tonë.

Mirëpo, ata premtuan se do të zbulonin detaje të reja, paralajmërim që zgjati rreth 1 javë, por që në momentet e fundit u anulua.

Epo me këtë lëvizje, vërtetohet edhe një herë fuqinë e Ramës për të mbuluar skandalet e Qeverisë së tij!

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Konferenca e Kryetarëve, PD-së i refuzohet interpelanca me Ramën për emisionin në Rai 3!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com