logo
NUK KA si dje, Petkoviç për mosmarrëveshjet botërore dhe Serbinë e Kosovën

NUK KA si dje, Petkoviç për mosmarrëveshjet botërore dhe Serbinë e Kosovën

29 Prill, 2024
14:21

“Jemi dëshmitarë se mosmarrëveshjet dhe konfliktet botërore kohët e fundit po bien mbi kurrizin e vendit dhe popullit tonë. Sponsorët e shtetit të vetëshpallur të Kosovës nuk po e shtyjnë Prishtinën në Këshillin e Evropës sepse i duan shumë shqiptarët, por sepse po konsolidojnë radhët e tyre për momentin kur pashmangshëm do t’u duhet të përballen me një realitet të ri gjeopolitik” – kështu deklaroi drejtori i Zyrës së Kosovën në qeverinë serbe,  Petar Petkovic.

Duke kujtuar se më 16-17 maj do diskutohet dhe votohet për pranimin e Kosovës në KiE, ai theksoi se do të jetë një betejë kundër atyre që, duke mos e konsideruar Serbinë, do të marrin vendime që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me interesat shtetërore dhe kombëtare serbe.

“Cilido qoftë rezultati, një gjë është e qartë – ne bëmë më të mirën në një luftë të fortë dhe të palëkundur. Dhe kjo, do të thoja, është më e rëndësishmja, sepse lufta për të ardhmen e Serbisë si një vend përparimtar dhe i lirë do të jetë afatgjatë” – deklaroi me nota krenari Petkoviç.

I pyetur se çfarë do të thotë hyrja e Kosovës në KiE, ai deklaroi se Këshilli i Evropës, nëse rrethanat do të ishin normale, as nuk do ta shqyrtonte çështjen e anëtarësimit.

“Sot jemi dëshmitarë se në një botë gjithnjë e më të polarizuar, po krijohen koalicione që bashkohen mbi interesa të përbashkëta dhe jo si nevojë e imperativit për të respektuar të drejtën ndërkombëtare. Në Këshillin e Evropës fjalën kryesore e kanë shtetet që e kanë njohur pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës. Interesi i tyre është më i fortë se rregullat e brendshme të Keshillit te Europës. Ata madje janë gati t’i ndryshojnë deri edhe kuptimin, një prej organizatave më të vjetra dhe më të respektuara ndërkombëtare, vetëm e vetëm për të realizuar axhendën e tyre politike” – theksoi Petkoviç

Ai gjithashtu tregoi se “në të kaluarën, kur respektoheshin dokumentet themeluese dhe rregullat e brendshme të organizatave ndërkombëtare, Serbia arriti ta pengonte Prishtinën të depërtonte në Interpol, UNESCO, Organizatën Botërore të Doganave dhe disa forume të tjera shumëpalëshe”.

“Tani nuk ka dyshim se i gjithë operacioni i futjes së të ashtuquajturit të vetëshpallur  shtetit të Kosovës në atë organizatë ndërkombëtare, drejtohet drejtpërdrejt kundër Serbisë dhe popullit serb. Por shumë do të habiten se edhe pse e vogël, Serbia e guximshme luftoi” – deklaroi Petkoviç……..

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Komisioni Hetimor për “TIMS”/ Salianji ironi me Gogun: Nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga Kryeministri…
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com