logo
Komisioni Hetimor për “TIMS”/ Salianji ironi me Gogun: Nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga Kryeministri…

Komisioni Hetimor për “TIMS”/ Salianji ironi me Gogun: Nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga Kryeministri…

29 Prill, 2024
14:22

Komisioni Hetimor për “TIMS” është shoqëruar me ironi dhe replika mes kryetarit Ervin Salianji dhe nënkryetarit Toni Gogu.

Teksa Ervin Salianji u shpreh në nisje të mbledhjes se Kryeministria nuk kishte kthyer përgjigje për kërkesën për informacion, Toni Gogu iu drejtua duke thënë se “rrini i qetë, do ju vijë shumë shpejt”

Toni Gogu: Rrini të qetë sepse Kryeministri do ju përgjigjet, e di që nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga Kryeministri, e doni atë, nuk rrini dot, do ju vijë shumë shpejt. Por nuk është kjo çështja e komisionit tonë, çështja është a janë ekspertët gati që ti propozojnë këtij komisioni planin e hetimit. Ju thatë që ata nuk janë gati dhe kjo për dy arsye, e para sepse nuk kanë grumbulluar të gjithë informacionin, ju thatë që ka akoma informacion rrugës, e dyta nuk mund të shqyrtojnë sot atë informacion që  është sekret hetimor sepse janë të papajisur me certifikatën e sigurisë që do të thotë që duhet të pajisen, pasi të shqyrtojnë informacionin janë të gatshëm. Nëse na mblidhni këtu që të bëjmë batutën dhe lajmin e ditës sepse na duhen kuotat, nuk është kjo puna e Komisionit. Mos e xhuxhmaxhizoni Komisionin në një reality show. Flasim pak, lexojmë shumë. Ne hetojmë dhe nuk mund të vazhdojë mbledhja në këtë mënyrë.

Kryesia e Komisionit të mblidhen për të shqyrtuar ecurinë e mbledhjes., nëse vazhdojmë me batuat poshtë e lart marrim kohë dhe hetimi do të ngecë sepse ekspertët ende s’kanë marrë informacionin dhe s’janë të pajisur me certifikatë.

Ervin Salianji: Ne do të avancojmë këtu, jeni 3 kolegë të PS që keni thënë 3 gjëra të ndryshme. Nuk më shqetësoheni, ju keni shkuar në etapë tjetër, nuk kemi shkuar tek ajo pikë.

Po shqyrtojmë përgjigjet që kam ardhur. 3 institucionet që duhet t’i përgjigjeshin kërkesave për informacion nuk i kanë sjellë.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Gjithçka po ndryshon në infrastrukturën e ndërtesave të BE-së
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com