“Ngrënia në darkë të shëndosh”-mit apo fakt? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj

“Ngrënia në darkë të shëndosh”-mit apo fakt? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj

29 Mars, 2026 13:28

Ideja se ngrënia pas orës 20:00 të shëndosh është një nga mitet më të përhapura kur flitet për ushqimin. Shumë njerëz shmangin darkën e vonë duke menduar se çdo gjë që hanë në këtë orar shndërrohet menjëherë në yndyrë, por në fakt realiteti është shumë më kompleks.

Trupi nuk funksionon me një “orë ndalese” që pas një momenti të caktuar ndalon djegien e kalorive. Metabolizmi vazhdon të punojë edhe në mbrëmje dhe gjatë natës. Ajo që ka vërtet ndikim në shtimin në peshë është balanca e kalorive gjatë gjithë ditës, pra sa konsumojmë dhe sa shpenzojmë.

Megjithatë, ngrënia në orët e vona shpesh lidhet me shtimin në peshë për arsye të tjera. Në këtë orar, shumë persona priren të zgjedhin ushqime të pashëndetshme si snack të përpunuar, ëmbëlsira apo fast food. Shpesh nuk bëhet fjalë për uri reale, por për mërzi, stres apo zakon, sidomos kur kalojmë kohë para televizorit. Kjo e bën më të lehtë tejkalimin e kalorive të nevojshme.

Një tjetër faktor është edhe gjumi. Ushqimet e rënda në darkë mund të shkaktojnë parehati, fryrje apo probleme me tretjen, duke ndikuar negativisht në cilësinë e gjumit. Gjumi i dobët, nga ana tjetër, ndikon në hormonet e urisë dhe mund të çojë në konsum më të madh ushqimi ditën pasuese.

Kjo nuk do të thotë që duhet të heqim dorë nga ngrënia në mbrëmje. Nëse ndjejmë uri, një vakt i lehtë dhe i balancuar është zgjedhja më e mirë. Ushqime si kosi, vezët, sallatat apo një porcion i vogël proteine janë alternativa të përshtatshme që nuk rëndojnë organizmin.

Në fund, nuk është ora ajo që të shëndosh, por mënyra si ushqehemi gjatë gjithë ditës. Sekreti qëndron tek balanca, cilësia dhe kontrolli i porcioneve./kryefjala

Enterprise IT Management

IT Management You Actually Trust

Managed IT, security & surveillance for modern businesses.