Më të dhimbshme se tradhtia? Ndarjet e qeta që të lënë pa përgjigje
Jo çdo histori dashurie përfundon me debate të forta apo skena dramatike. Ka edhe nga ato ndarje që ndodhin në heshtje, me një bisedë të qetë dhe me respekt të ndërsjellë. Megjithatë, pikërisht këto ndarje shpesh rezultojnë të jenë më të vështirat për t’u përballuar emocionalisht.
Në shumë raste, marrëdhëniet përfundojnë jo sepse dikush ka bërë një gabim të madh, por sepse dy njerëz kuptojnë se rrugët e tyre nuk përputhen më. Kur nuk ka tradhti, konflikt të hapur apo një “fajtor”, bëhet edhe më e vështirë të pranohet fundi i lidhjes. Kjo sepse mendja kërkon gjithmonë një arsye të qartë për atë që ndodh.
Ndarjet e qeta shpesh shoqërohen me shumë ndjenja të pathëna. Për të mos lënduar njëri-tjetrin, partnerët zgjedhin të tregohen të matur dhe të shmangin konfliktin. Por pikërisht kjo sjellje mund të bëjë që emocionet të mbeten të papërpunuara dhe dhimbja të zgjasë më shumë.
Një tjetër arsye pse këto ndarje janë kaq të vështira është se ato nuk shkatërrojnë vetëm marrëdhënien, por edhe planet e përbashkëta për të ardhmen. Ëndrrat, projektet dhe pritshmëritë që dy persona kishin ndërtuar së bashku zhduken gradualisht, duke lënë pas një ndjenjë boshllëku.
Na ndiqni:





