Është zyrtare! Martohet Princ Leka dhe Blerta Celibashi
Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Blerta Celibashi.
Sipas komunikatës zyrtare, ceremonia është zhvilluar në një ambient privat, duke ruajtur një karakter intim dhe solemn. Fotografia zyrtare e çiftit është realizuar në Kështjella Apponyi, një vend me rëndësi historike që lidhet me trashëgiminë e familjes së Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë dhe origjinën e saj hungareze.
Pas martesës, Blerta do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve, duke u bërë zyrtarisht pjesë e familjes mbretërore.
Kjo martesë vjen pas ndarjes së Leka II nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia. Çifti i mëparshëm kanë së bashku një vajzë, Geraldina Zogu, e cila mban emrin e gjyshes së saj, Mbretëreshës Geraldinë.

Na ndiqni:





