logo
Mbreti Charles në gjendje të rëndë, planet e pallatit për funeralin e tij

Mbreti Charles në gjendje të rëndë, planet e pallatit për funeralin e tij

26 Prill, 2024
13:48

Zyrtarët e Pallatit Buckingham po përditësojnë rregullisht një plan veprimi për funeralin e ardhshëm të mbretit Charles pasi burimet mbretërore kanë zbuluar se gjendja shëndetësore e monarkut po përkeqësohet.

Sipas burimeve të brendshme, plani i titulluar “Operacioni Menai Bridge” për përgatitjet për funeralin e mbretit kanë nisur që nga dita pasi mbretëresha e ndjerë Elizabeth u varros në vitin 2022, si një udhëzues për të siguruar që ceremonia e Charles të zhvillohet pa pengesa. Monarku 75-vjeçar ka rralluar daljet e tij publike pas njoftimit për diagnozën e kancerit në shkurt.

“Të gjithë janë optimistë, por ai është vërtet shumë i sëmurë”, tha një mik i vjetër i familjes mbretërore.

Pallati nuk ka ndarë shumë informacion për publikun lidhur me udhëtimin e monarkut për t’u trajtuar nga sëmundja e rëndë, por mediat britanike raportojnë se gjendja e tij nuk është e qëndrueshme.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Alo babush, o babushi im”/ Juli në telefonin e erës: Kam aq mall për ty…
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com