logo
I doli emri në përgjimet e dosjes kriminale, ekzekutohet ish-Missi

I doli emri në përgjimet e dosjes kriminale, ekzekutohet ish-Missi

29 Prill, 2024
17:11

Landy Párraga, ish-Miss Ekuadori dhe modele, u qëllua për vdekje brenda një restoranti në qendrën tregtare La Cuadra.

Párraga ishte duke ngrënë mëngjes kur vrasësit hynë brenda dhe e qëlluan disa herë derisa vdiq. Emri i Landy Párraga u shfaq në rastin “Metastasis”.

Modelja ka qenë duke qëndruar me partnerin e saj e me sa duket do largohej nga restoranti, kur brenda kanë hyrë dy persona, shkruan El Universo.

Njëri prej tyre është afruar dhe ka qëlluar drejtpërsëdrejti modelen, e cila kishte veshur një bluzë blu të hapur dhe pantallona të shkurtra të bardha.

Ai e qëlloi dhe pasi ajo u rrëzua në tokë vijoi ta qëllonte. Ai ka qëlluar më pas edhe shoqëruesin e ish-mbretëreshës së bukurisë që ishte në krah.

Vrasësi i dytë që ishte pranë derës u afrua disa hapa dhe tentoi gjithashtu të qëllonte Parragën. Vrasja është regjistruar në kamerat e sigurisë së biznesit.

Ish-mbretëresha e bukurisë përmendej në bisedat mes trafikantit të drogës Leandro Norero dhe avokatit të tij Helive Angulo, të cilat u publikuan në çështjen “Metastasis”, për të cilën ka disa të arrestuar.

Në ato biseda, avokati i Noreros i tha asaj se gjoja po kontrollohej nga një importues. Norero kishte thënë gjoja se ky importues nuk ishte i saj dhe se ajo nuk mund të shfaqej e lidhur me të.

Më tej, sipas bisedave, ajo e kishte njohur me disa gjeneralë dhe një ish-kryetar të Kuvendit. Tashmë e ndjera banonte në Santo Domingo dhe kishte mbërritur në Quevedo, ku të shtunën mbrëma mori pjesë në martesën e ish-nënprefektit të Los Ríos Jhoa Chon-Qui.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Ndikimi rus/ PE hetim për Instagram dhe Facebook, do verifikojë reklamat politike!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com