logo
Ndikimi rus/ PE hetim për Instagram dhe Facebook, do verifikojë reklamat politike!

Ndikimi rus/ PE hetim për Instagram dhe Facebook, do verifikojë reklamat politike!

29 Prill, 2024
17:12

Parlamenti Europian do të nisë një hetim për rrjetet sociale Instagram dhe Facebook. Vendimi që pritet të publikohet gjatë ditëve në vijim synon të verifikojë informacione për përdorimin e këtyre rrjeteve sociale për propagandë kundër Bashkimit Europian.

Mediat në Bruksel shkruajnë se komisionet e Parlamentit Europian kanë denoncuar disa javë më parë një fushatë diskriminues kundër institucioneve europiane. Sipas zyrtarëve të Brukselit, fushata rezulton se është financuar nga organizata pro ruse, të cilat kanë shfrytëzuar reklamat me pagesë që ofron Facebook dhe Instagram.

Me qëllim ndikimin në fushatën e zgjedhjeve europiane, në këto rrejte është shpërndarë në mënyrë masive propagandë pro ruse, e cila synon dëmtimin e institucioneve të BE.

Më herët, për këto dyshime zëdhënës të Kompanisë Meta që ka në pronësi Faceook kanë deklaruar se janë zbatuar të gjitha masat për të mos lejuar lajmet e rreme, por edhe për të mos dëmtuar lirinë e shprehjes.

Komisioni Evropian ka hapur disa herë hetime anti-trust për të vlerësuar nëse Facebook ka shkelur rregullat e konkurrencës duke përdorur të dhëna reklamuese të mbledhura veçanërisht nga reklamuesit, për të konkurruar me ta në tregjet ku Facebook është aktiv, siç janë reklamat e klasifikuara.

Facebook përdoret nga gati 3 miliardë persona në baza mujore dhe nga gati shtatë milionë kompani që reklamojnë.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Modelja shqiptare: Më pëlqejnë vetëm veriorët
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com