“Dosja me 1001 të zeza”/ Ahmetaj i përgjigjet Ramës: Dy standarde për prezumimin e pafajsisë
Ish-zëvendëskryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës, i cili doli në mbrojtje të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin, duke dhënë leksione për prezumimin e pafajsisë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ahmetaj u ndal te deklaratat që Rama bëri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste të hënën paradite, ku foli edhe për çështjen e Ahmetajt duke pretenduar se në të kishte “1001 të zeza”.
Sipas Ahmetajt, një deklaratë e tillë bëhet në një moment kur çështja ndaj tij ende nuk ka nisur të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur. Ai e cilëson këtë si një shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë, ndërsa e ka cilësuar Ramën një kryeministër me dy standarde, sa i takon kësaj të fundit.
Sipas Ahmetajt, është paradoksale, sipas tij, që Rama flet për respektimin e këtij parimi, ndërkohë që, sipas Ahmetajt, e shkel atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, si në rastin e Belinda Ballukut.
“Paraditen e të hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tij, gjeti kohë të flasë edhe për rastin tim, duke pretenduar se aty paskësh ‘1001 të zeza’. Kjo deklaratë bëhet në një kohë kur çështja ende nuk ka filluar të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur. Është paradoksale të dëgjosh leksione për prezumimin e pafajësisë nga i njëjti Kryeministër, i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, duke e përdorur atë me standard të dyfishtë edhe brenda të njëjtit fjalim”, shkruan Ahmetaj ndër të tjera.
Na ndiqni:





