logo
Çfarë ndodhi në ‘BBV’? Egla shpërthen në lot, merr mesazhin e papritur nga nëna e saj

Çfarë ndodhi në ‘BBV’? Egla shpërthen në lot, merr mesazhin e papritur nga nëna e saj

22 Prill, 2024
21:29

Aktorja Egla Ceno u përlot ditën e sotme nga një mesazh që mori në ‘Big Love’. Mesazhi i nënës së saj e përloti, duke bërë që ajo të mos mundej ta lexojë vetë mesazhin. Ishte Julian Deda, ai që lexoi deri në fund mesazhin prekës të nënës së aktores.

“Egla e mamit. Unë jam shumë mirë, prandaj dua që rrugëtimin tënd drejt finales ta ndjekësh sa më e qetë. Të uroj me gjithë zemër fitoren se je një vajzë që di të kujdesesh për njerëzit e tu të afërm, me karakter të fortë dhe virtyte të veçanta në shoqëri. Edhe një herë për mua mos u shqetëso se i kam harxhuar të gjitha. Të puth maku”– shkruhet në mesazhin e nënë së Eglës.

‘Ja ta lexoj dhe njëherë të lutem’– thotë më pas Egla e cila e lexon sërish mesazhin.

Në fund aktorja shton: Shëndet. Hajt se kemi të tjera, po hë. As kemi as mbarojnë.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Beatrice Luzzi flet për herë të parë pas takimit me Heidin në BBV, ja çfarë thotë për lidhjen me Romeon
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com