Rama poston videon e tij me minifund, protestuesit shpërthejnë me komente: Është sëmurë djali? Bëhu gati për te Lali Eri… (VIDEO)
8 Qershor, 2026
16:21
Në një kohë kur kryeministri Edi Rama u bë viral për shkak të sulmeve që i bëri influencerave dhe bloggerëve, të cilët kanë dalë në mbështetje të protestës për dorëheqjen e tij, së fundmi kreu i qeverisë ka publikuar një video të realizuar me AI.
Në video Rama shfaqet i veshur me minifund dhe taka. Vetë kryeministri e ka ndarë këtë video në “Instagram”, ndërsa me batuta shkruan “Hallall kush e ka bërë”.
Por komentet ndaj tij kanë qenë të shumta, duke hedhur akuza, ndërsa i bëjnë thirrje që të dorëhiqet.

View this post on Instagram
“Djali është i sëmurë”?- ngrihet një pyetje ironike nga një ndjekës.
Ndërsa një tjetër teksa i kërkon largimin, shkruan se; “Belinda Balluku nuk la apartament pa vjedhur”.
Një tjetër komentues i shkruan “bëhu gati për te Lali Eri”.




Na ndiqni:




