Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me plumba, identifikohet 26-vjeçari i vrarë në Kamëz

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me plumba, identifikohet 26-vjeçari i vrarë në Kamëz

8 Qershor, 2026 16:21

Një ekzekutim me armë ka tronditur zonën e Paskuqanit në Kamëz mesditën e kësaj të hëne. Ardian Baloshi, është qëlluar me breshëri kallashnikovi e si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

27-vjeçari është marrë nga makinat e banorëve të zonës dhe është dërguar në spitalin e Traumës, por ka mbërritur pa shenja jete.

Autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Sadik Llanaj dhe për arrestimin e tij janë përfshirë edhe forcat RENEA. Kreu i policisë së Tiranës, Oliger Torba tha se shkak i ngjarjes dyshohet një konflikt për  motive të dobëta.

“Në spital e Traumës ka shkuar pas shenja jete Ardian Balloshi rreth 27 vjeç. Nga konstatimet dëmtimet i ka pasur me armë zjarri. Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e autorit, është gjykuar që në operacion të marrin pjesë dhe forcat RENEA. Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Janë të dy banorë të zonës. Autori ka qenë me automjet. Nuk ka të plagosur të tjerë. Viktima është dërguar në spital me automjet privat nga qytetarë të rastit”, tha Torba.

Përpara një viti autori dhe viktima kanë patur një debat me njëri-tjetrin, ndërkohë që këtë të hënë,  27-vjeçari ka qënë duke qëndruar përpara lokalit të zonës në momentin kur autori ka ardhur me automjet dhe pasi ka qëlluar është larguar menjëherë.