Shpëtoi Ballukun nga prangat, habit Rama: Në Shqipëri askush nuk është mbi ligjin!

Shpëtoi Ballukun nga prangat, habit Rama: Në Shqipëri askush nuk është mbi ligjin!

14 Prill, 2026 11:14

Edi Rama ka deklaruar këtë të martë se pandëshkueshmëria sipas tij, ka marrë fund.

Nga Samiti i Diasporës, Rama ka deklaruar se sot Shqipëria është sipas tij, vendi ku askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është pavarur, ndërkohë që jo më larg se muaji i kaluar me urdhër të tij, Belinda Balluku i shpëtoi prangave.

Edhe pse ish-numri dy i qeverisë, u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime milionëshe dhe ja hodhi paq drejtësisë, Rama thotë se i kanë dorëzuar shpatën kësaj të fundit për të qënë e barabartë me të gjithë.

“Atëherë kur ne u mblodhëm për herë të parë, Shqipëria njihej botërisht dhe ishte e damkosur nga BE si atdheu i pandëshkueshmërisë ku ligj vepronte vetëm ndaj të dobtëve dhe ku çdo i fortë sfidonte ligjin. Sot pandëshkueshmëria është mit i së kaluarës dhe sot Shqipëria është vendi ku askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është pavarur siç nuk ka qenë që në krye të herës, nga 1912 deri kur ne me vullnet të plotë i dorëzuam asaj shpatën që i takon vetëm duarve të saj për të bërë drejtësi të barabartë për të gjithë.”,  ka deklaruar Rama.

Enterprise IT Management

IT Management You Actually Trust

Managed IT, security & surveillance for modern businesses.