Bolino pushon nga puna në mes të natës gazetarin: Nuk të lejoj të kritikosh Ramën

Bolino pushon nga puna në mes të natës gazetarin: Nuk të lejoj të kritikosh Ramën

23 Mars, 2026 13:18

Botuesi i Report Tv, Carlo Bolino ka shkarkuar nga puna në orët e vona të natës drejtuesin e emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”, gazetarin Ilir Babaramo.

“Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna” deklaron gazetari Babaramo.

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim”- tregon më tej Babaramo.

“Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim. Bashkëpunimi im me televizionin Report tv është ndërprerë në mënyrë të njëanshme”, shprehet gazetari Ilir Babaramo.

Enterprise IT Management

IT Management You Actually Trust

Managed IT, security & surveillance for modern businesses.