logo
VENDOSET më 17 maj, dita e shpresës dhe zhgënjimit për Kosovën

VENDOSET më 17 maj, dita e shpresës dhe zhgënjimit për Kosovën

29 Prill, 2024
12:20

Ministri i Punëve të Jashtme I Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se më 16 dhe 17 maj, do të jetë takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të diskutohet  për pranimin e Kosovës në atë organizatë, dhe ndoshta për kete do të votohet më 17 maj. Gjithashtu Daçiç u shpreh se nuk është e sigurt se çfarë do të ndodhë, por theksoi se “Serbia do të luftojë”.

Gjatë një interviste në TV Prva, shefi i diplomacisë serbe tha se nuk do të thotë se do të shkohet menjëherë në votim, pasi Franca dhe Italia kanë shprehur rezerva, ndërsa Hungaria është qartazi kundër,.

“Vendet që përkrahin Kosovën, po e shtyjnë Albin Kurtin që të dërgojë Statutin e Unionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese. Dhe teksa Franca eshte deklaruar se vetëm pas përgjigjes së kësaj gjykatw, Kosova mund të bëhet pjesë e KiE,  disa thonë se mjafton vetëm dërgimi i kërkesë në Kushtetuese” – ka treguar ministry Daçiç.

Ai vlerësoi gjithashtu se Kosova është një “projekt i dështuar” artificial politik, duke thënë se ajo në mënyrë të njëanshme shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe se në vitin 2024 ende nuk ka arritur njohjen e plotë.

Daçiç vlerësoi se e gjitha kjo ishte një “debakël i politikës perëndimore”. Për më tepër, ministri tha se propozimi për Rezolutën për Srebrenicën është një “gjest i pamatur” që synon të ushtrojë presion mbi Serbinë, se bashkë-sponzoruesit e rezolutës me siguri nuk do të dorëzohen dhe se votimi me siguri nuk do të mbahet më 2 maj.

Ai tha gjithashtu se “krijuesit e rezolutës” nuk e prisnin që Serbia do ta kundërshtonte kaq fuqishëm projektin e tyre.

“Ata prisnin që ne vetëm do ta mohonim krimin, por përkundrazi ne ecëm me procedure. Deklaruam se është shkelur neni 12 i Kartës së OKB-së, se nuk ka konsensus në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në vendet e rajonit” – deklaroi Daçiç

Ai shtoi se jo vetëm që nuk kishte konsensus në botë, në rajon dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, por askush nuk e njoftoi Serbinë se ishte duke u përgatitur (rezoluta e propozuar) dhe kjo është arsyeja pse ajo u pranua nga disa anëtarë të OKB-së.

Në bisedë me përfaqësuesit e OKB-së, autorët panë se nuk kishte një numër të madh të entuziastëve, dhe kjo vërehet në numrin e vogël të bashkë-sponsorizuesve, teksa shteti Malavi madje e tërhoqi bashkësponsorizimin” – theksoi Daçiç dhe shtoi se nëse duan ta hedhin në votim rezolutën për Srebrenicën, rezultati do të jetë larg nga ai që ata duan dhe se gjithcka e përgatirut nga ata, nuk ka të bëjë me pajtimin, por vetëm do të thellojë ndarjet.

Daçiç njoftoi gjithashtu se Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Bosnje Hercegovinën, dhe se takimi ishte caktuar për 30 prill.

Ministri kujtoi gjithashtu se në mes të majit do të ketë një seancë të rregullt të Këshillit të Sigurimit për Bosnje Hercegovinën dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të vendosë se kush do të shkojë atje për të përfaqësuar Serbinë.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Harvey Weinstein dërgohet me urgjencë në spital!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com