logo
U largua për disa kohë nga ekrani, ja në cilin emision do ta shikojmë së shpejti Beniada Nishanin!

U largua për disa kohë nga ekrani, ja në cilin emision do ta shikojmë së shpejti Beniada Nishanin!

29 Prill, 2024
16:38

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘Big Brother Vip 1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj në Shqipëri. Bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte të reja, tashmë jo në modeling, por edhe në moderim.

Prej mbarimit të “BBV1”, Beniada ishte pjesë e disa projekteve televizive si moderatore ama prej disa muajsh modelja ka bërë një pauz nga ekrani. E pyetur së fundmi nga ndjekësit në Instastory, Beniada është shprehur se do të rikthehet së shpejti me sezonin e tretë të “E diell n’trip” në moderim së bashku me Argjira Spancën.

Së fundmi Beniada ka qenë e ftuar në “Fun Club” për të komentuar situatat e kësaj jave të banorëve në edicionin e tretë të “BBV”. Ama nuk ka mbaruar me kaq, Beniada me anë të një ‘Ask-u’ në Instastory ka pyetur ndjekësit e saj në lidhje me situatën Egla-Heidi, ku dhe më pas ka treguar edhe mendimin e saj.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Çfarë duhet të bësh nëse vajza që të pëlqen nuk ka simpati për ty?
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com