logo
U dashuruan dhe u lidhën në “BBV”, Lumbardh Salihu dhe Kader i japin fund lidhjes? Ja detajet që nxitën dyshimet për ndarje

U dashuruan dhe u lidhën në “BBV”, Lumbardh Salihu dhe Kader i japin fund lidhjes? Ja detajet që nxitën dyshimet për ndarje

29 Prill, 2024
11:32

Fituesi i BBV Kosova 2, Lumbardh Salihu dhe partnerja e tij, po ashu një ish-banore e BBV, Kader Kicaj, kanë bërë “lëmsh” rrjetin me veprimin e tyre të fundit.

Dyshja kanë nxitur aludime për ndarje, pasi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale, si edhe kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta.

Ndonëse ishin një dyshe e pandarë ku herë pas herë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrin në ambiente publike dhe në pushime, tanimë ekzistojnë spekulimet se ata të dy mund t’i kenë ndarë rrugët.

Sidoqoftë, ende nuk ka një reagim nga çiftit, për të konfirmuar apo hedhur poshtë zërat për një krisje mes tyre.

Burimi: blogin.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Bënte seks në sallën e operacionit, rasti i pazakontë me mjekun Tom Plimmer!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com