logo
“Territoret që ka uzurpuar Ukraina nuk i dorëzojmë kurrë”, Rusia e kërcënon Perëndimin se do të përgjigjet “ashpër”

“Territoret që ka uzurpuar Ukraina nuk i dorëzojmë kurrë”, Rusia e kërcënon Perëndimin se do të përgjigjet “ashpër”

29 Prill, 2024
14:54

Zyrtarët rusë e kanë kërcënuar të dielën Perëndimin se Moska do të përgjigjet “ashpër”, në rast se asetet e ngrira ruse konfiskohen, duke u zotuar për masa hakmarrëse dhe veprime ligjore “pafund”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Rusia nuk do t’i dorëzojë kurrë territoret që ia ka uzurpuar Ukrainës, në këmbim të kthimit të aseteve të ngrira ruse.

“Mëmëdheu ynë nuk është në shitje”, shkroi Zakharova në aplikacionin Telegram.

“Asetet ruse duhet të mbesin të paprekura, sepse, përndryshe do të ketë përgjigje të ashpër ndaj hajdutërisë së Perëndimit. Në Perëndim ka shumë që e kanë kuptuar këtë, por jo të gjithë fatkeqësisht”, tha ajo.“Territoret që ka uzurpuar Ukraina nuk i dorëzojmë kurrë”, Rusia e kërcënon Perëndimin se do të përgjigjet “ashpër”

 

 

Si përgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i ndaluan transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë dhe me Ministrinë ruse të Financave, si dhe i bllokuan gati 300 miliardë dollarë asete ruse në Perëndim.

Shumica e aseteve të ngrira ruse janë në institucionet financiare evropiane, e jo në ato amerikane.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të dielën se sasi të mëdha parash të Perëndimit ndodhen ende në Rusi, të cilat mund të jenë cak i kundërmasave nga Moska.

“Mundësia e veprimeve ligjore [kundër konfiskimit të aseteve ruse] do të jetë shumë e hapur”, tha ai.

“Rusia do t’i shfrytëzojë ato dhe do ta mbrojë veten pafundësisht”, shtoi ai.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Graciano-Romeos: Ti s’ja ke idenë se çfarë po ndodh në këtë shtëpi
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com