logo
Taulant Balla: Do të shtojmë 6 stacione policore dhe 100 efektivë!

Taulant Balla: Do të shtojmë 6 stacione policore dhe 100 efektivë!

29 Prill, 2024
13:04

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në fjalën e tij gjatë aktivitetit për mbarëvajtjen e sezonit turistik, bëri me dije se rritja e numrit të turistëve të huaj në Shqipëri, ka nxitur nevojën për shtimin e 100 punonjësve të policisë në Komisariatin e Rinasit.

Balla theksoi se në 3 muajt e parë të vitit 2024, kanë hyrë nga Rinasi 900 mijë pasagjerë më shumë se e njëjta periudhë krahasuar me një vit më parë.

Ky i fundit theksoi se Shqipëria është kampione e Ballkanit për turizëm.

Duke u ndalur te plani i masave me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik, ministri bëri me dije se pas pak ditësh do të ngihen 6 stacione policore, konkretisht në Theth, Valbonë, Tale, Gjirin e Lalzit, Palasë e Ksamil.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Vjen në jetë vajza? Luizi dhe Kiara ndajnë lajmin e shumëpritur
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com